"Europës i është thënë të bëjë rezistencë ndaj Trump"/ Xhafo: Gjë e mirë që SHBA s'do marri Greonlandën me forcë

Gazetari Endri Xhafo, i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, ka analizuar tensionet mes SHBA-së dhe Europës lidhur me çështjen e Groenlandës dhe rolin e presidentit Donald Trump.

Sipas Xhafos, nga vetë Amerika po i dërgohen 'sinjale' Europës që të tregojë rezistencë ndaj Trump-it, duke rrezikuar edhe stabilitetin e aleancës euroatlantike.

Ai nënvizon se Groenlanda, ndonëse perceptohet si territor i madh, në realitet nuk është aq e tillë, por çështja e saj ka peshë të madhe strategjike.

Xhafaj vlerësoi si pozitive deklaratën e Trump se nuk do ta marrë Groenlandën me forcë, por shtoi se ky reagim nuk lidhet me frikën e shpërbërjes së NATO-s, por me presione të brendshme në SHBA, veçanërisht nga Wall Street-i.

Në analizën e tij, Endri Xhafo e ka ndarë situatën në dy plane.

Sipas Xhafajt, kjo situatë i ka ardhur Kryeministrit Edi Rama si një “dhuratë politike”, duke dobësuar narrativën e opozitës për fundin e mandatit të tij.

Fjala e Endri Xhafos:

“Që kjo nismë ka gjasa që të mos i mbijetoj fundit të mandatit politik të Donald Trump, kjo ka shumë gjasa. Që vetë nga Amerika po i thonë Europës, ‘bëni pak rezistencë ndaj Trump-it’.

Po i thonë që të rrezikojnë atë copën e ishullit prej akulli, i cili në fakt për shkak se globi kur hapet duke shumë e madhe por në fakt Greonlanda nuk është aq e madhe.

Gjithësesi, që mund të shpërbëjë NATO-ja mund të shpërbëj.

Është gjë e mirë që Trump-i tha që nuk do e marrë me forcë.Por , sikurse po më thonë, kjo në fakt ka qenë reagim jo i ndonjë frikë për shpërbërjen e NATO-s por paska qenë reagimi Trump-it ndaj tre gjërave në Amerikë.

Ndaj “Wall Street-i”. Ky është informacion që ma sjellin ata që janë në Amerikë. Gjithë kjo histori në gjykimin tim ka dy momente, çfarë do ndodhi me botën dhe çfarë do ndodhi me Ramën?

Ramës gjithë kjo histori i ka rënë si ‘dhuratë’ në këtë moment që ka zhbërë të gjithë narrativën e PD në raport me jetgjatësinë e Edi Ramës si kryeministër.”