“Ekzistenca jonë varet nga SHBA”/ Kapri 'pro' aleancës së propozuar: Jemi pro perëndimor, duhet të jemi pro amerikan 'të verbër"

Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapir ka qenë i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, nga ku ai është shprehur partia opozitare ku ai ndodhet, është në parim pro aderimit të Shqipërisë në çdo aleancë të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë si një vendimmarrje strategjike dhe jo financiare.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për kosto ekonomike, por për një angazhim në parim për paqen dhe për një rend të ri botëror, të udhëhequr nga aleati strategjik i Shqipërisë.

Kapri ka mëshuar se ekzistenca e shtetit shqiptar është e lidhur drejtpërdrejt me mbështetjen e SHBA-së, që nga themelimi i tij, duke nënvizuar se qëndrimi pro-amerikan nuk është zgjedhje politike, por domosdoshmëri historike dhe strategjike.

Fjala e Kaprit:

“Edhe ne jemi në parim pro. Jemi një parti pro perëndimore dhe sigurisht nuk mund t’i thuash jo një aleance të tillë.

Nuk po flitet ende për faturë financiare. Po flasim për një vendimmarrje në parim. Pra aletati strategjik i Shqipërisë,  propozon të jemi pjesë e një  organizmi në të ardhmen që angazhohet për paqen dhe do angazhohet për një rend të ri botëror.

Është diçka shumë herë më e rëndësishme. Në këtë pozicion, ne kemi qëndrim pro.

....

Sigurisht që duhet të jemi pro amerikanë të ‘verbër’, Beti sepse ekzistenca jonë varet drejtpërdrejt nga SHBA.

Ekzistenca jonë është garantuar që  nga fillimi i shtetit shqiptarë falë mbështetjes direkte të SHBA-së. Kjo nuk ka pikë diskutimi”