Danimarka: Pozitive që Trump nuk dëshiron të përdorë forcën, por ambiciet e tij mbeten

Ministri i Jashtëm danez Lars Lökke Rasmussen tha se dëshira e Donald Trump për të pushtuar Groenlandën mbeti “e paprekur”, por mirëpriti deklaratat e tij se nuk do të përdorte forcë për të arritur këtë qëllim.

“Ajo që është e qartë nga ky fjalim është se ambicia e presidentit mbetet e paprekur”, u tha ai gazetarëve, në reagimin e parë danez ndaj fjalimit të manjatit në Davos.

“Është sigurisht pozitive – e marrë veçmas – që ai tha ‘ne nuk do të përdorim forcë ushtarake’; padyshim që duhet ta marrim parasysh këtë, por kjo nuk e zhduk problemin”, shtoi ai.