Kamberi: Si u arrit a*mëpushimi në Gazë dhe krijimi i bordit ndërkombëtar të paqes

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", eksperti Geron Kamberi tregon se Shqipëria, së bashku me 59 vende të tjera, është ftuar të marrë pjesë në bordin ndërkombëtar të paqes për Gazën, pas ndërmjetësimeve të SHBA-së, Izraelit dhe aktorëve rajonalë.

" Të dyja dokumentat, qoftë marrëveshja e Sharm El Sheikut e 13 tetorit të 2025, qoftë rezoluta e Këshillit të Sigurimit të vitit të kaluar, të dyja parashikonin sesi do të ecej.

Midis të tjerave ishte parashikuar një bord paqeje, një këshill ekzekutiv dhe një bord ekzekutiv që do të mbikqyrte mënyrën sesi do të zhvillohej ky proces. U përfol që në krye të tij do të ishte ish-kryeministri britanik Tony Blair.

Fundi i dhjetorit të vitit të kaluar , vizitat e kryeministrit izraerlit në rezidencën e Trump dhe më pas rjedha e bisedimeve dy palëshe qoftë midis SHBA, Izraelit, por edhe aktorëve të tjerë shumë të rëndësishëm siç kanë qenë vendet e gjirit persik, veçanërisht Katarit, Egjipti, apo Turqia që kanë pasur rol përcaktues në arritjen e këtij armëpushimi, bënë të mundur që të kalohej në fazën e dytë.

Faza e dytë ishte krijimi i bordit të paqes për Gazën, ku filloi me një ftesë që presidenti Trump i dërgoi 60 vendeve mes së cilave ishte Shqipëria dhe Kosova", u shpreh Kamberi.