Trump në Davos/ Zhulali: Presidenti Trump po përpiqet të imponojë një paqe të re dhe po i shpall luftë karteleve të drogës
E ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit”, Ilda Zhulali ka komentuar zhvillimet e fundit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke theksuar se këtë vit eventi po zhvillohet në një atmosferë të ndryshme nga vitet e kaluara.
Sipas Zhulalit, Davosi mbetet vendi ku çdo vit mblidhen udhëheqësit botërorë për të zhvilluar diskutime të hapura dhe për t’u përqendruar në sfidat globale me të cilat përballet bota. Megjithatë, ajo nënvizoi se këtë vit vëmendja është zhvendosur ndjeshëm për shkak të rolit dhe qasjes së Donald Trump.
“Davos është vendi ku mblidhen çdo vit udhëheqësit botërorë për të pasur një diskutim të hapur mbi sfidat globale, por këtë vit kishte një tjetër atmosferë për shkak të Trump. Ai po përpiqet të imponojë një paqe të re dhe, nga ana tjetër, i ka shpallur luftë karteleve të drogës,” u shpreh Zhulali.
Deklaratat e saj vijnë në një moment kur Forumi i Davosit po zhvillohet mes tensioneve ndërkombëtare dhe ndryshimeve të rëndësishme gjeopolitike.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË:
