Zgjidhje e krizës së Greonlandës/ Mark Rutte: Po punojmë në prapaskenë, Arktiku duhet të mbrohet nga Rusia dhe Kina
Në një deklaratë gjatë Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Mark Rutte është shprehur se mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës rreth Groenlandës është “diplomacia e menduar mirë” dhe se po punon në prapaskenë për të shmangur tensione ndërkombëtare.
Rutte refuzoi të komentojë lidhur me planet e presidentit amerikan Donald Trump për të marrë nën kontroll ishullin, duke vënë theksin te rëndësia e diplomacisë mbi deklaratat publike.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj NATO-s, por Evropa dhe Arktiku duhet të jenë të sigurt, duke e lidhur këtë me mbrojtjen kundër ndikimit rus dhe kinez.
Groenlanda, një territor i Danimarkës me rreth 57.000 banorë, nuk është anëtare e pavarur e NATO-s, por mbulohet nga anëtarësimi i Danimarkës.
Çdo përpjekje për ta marrë nën kontroll ishullin do të përbënte një precedent të jashtëzakonshëm: një aleat i NATO-s që cenon territorin e një anëtari tjetër.
