KOSOVA NË BORDIN E PAQES/ Gjocaj: Ftesa e Osmanit, nuk e di nëse ishte 'shuplakë' për Kurtin apo për Begaj?
I ftuar këtë të mërkurë në hapësirën "Për Shquptarët" në "Ora News" ishte politologu, Astrit Gjocaj i cili ka komentuar ftesën e Kosovës për të qenë pjesëmarrëse në Bordin e Paqes.
Ndërkaq, Gjocaj ka thënë se kjo ftesë drejtuar presidentes Vjosa Osmani mund të konsiderohet si një 'shuplakë' kundrejt kryeministrit Albin Kurti por edhe presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Ende kemi një mundësi ta forcojmë pozicionin tonë në raport me SHBA sepse në si Kosovë, aleat kryesor që kemi aktualisht është Amerika.
Kjo është një shpresë dhe një shenjë e mirë për ne.
Ajo që mua më ka lënë përshtypje është, nuk e di nëse është me qëllim ose është për shkak se Trump ka dashur t’i vlerësoj personalitetet që do vijnë këtu, sepse doja vërrej dallimin që në Shqipëri ftoi kryeministrin Edi Rama.
Ndërsa në Kosovë, ftoi presidenten Vjosa Osmani nuk e di nëse kjo ishte politikisht një ‘shuplakë’ për Kurtin apo për presidentin e Shqipërisë”.- tha ai.
