Kurti ftohet në Davos, flet te paneli “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë ftesë të qenë pjesë e panelit të diskutimit me temë: “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.

Zyra e Kryeministrit bën me dije se në përgjigje ndaj pyetjeve të adresuara në kuadër të panelit, Kurti tha se “besimi shërben si shtyllë e shërbimit dhe unitetit, në etapa të ndryshme shoqërore dhe shtetërore”.

Kryeministri, sipas komunikatës, shtoi se optimizmi edhe për të ardhmen rrjedh nga përpjekjet dhe aktivizmi i vazhdueshëm i Kosovës.

Ky panel është pjesë e iniciativës së lansuar nga Forumi Ekonomik Botëror i quajtur “Komuniteti i Besimit në Veprim”, i cili synon të reflektojë mbi mënyrën se si udhëheqës anekënd botës mund të ndërtojnë partneritete inovative mbi mjedisin, ekonominë dhe teknologjinë, duke shqyrtuar mënyrat se si liderët mund të përshpejtojnë bashkëpunimin në aktualitetin shoqëror.