Kosova në Bordin e Paqes/ Dili: Jemi ndoshta populli më pro-amerikan në Bashkimin Evropian
I ftuar në hapësirën "Për Shqiptarët" në "Ora News", analisti politik Visar Dili komentoi ftesën që Presidenti Donald Trump i bëri Kosovës për të marrë pjesë në Bordin e Paqes.
“Ky është lajmi më i mirë i kohëve të fundit për Republikën e Kosovës, pas një bllokade politike prej 10 muajsh dhe vonesave në rinumërimin e votave. Në fund kemi një lajm pozitiv për presidenten aktuale, e cila do të marrë pjesë në këtë takim, e ftuar nga zoti Trump,” tha Dili.
Ai shtoi se ftesa tregon lëvizjet e fundit gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara dhe pozicionin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare:
“Me këto lëvizje, Trump po tregon se ka synime për ndryshime gjeopolitike në rajon. Kjo është një dëshmi e qartë se Kosova ka qenë dhe do të mbetet krah i Amerikës. Jemi ndoshta populli më pro-amerikan në Bashkimin Evropian,” u shpreh ai.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
