15 vite nga "21 janari", Rama: 15 vjet padrejtësi! Protesta doli jashtë kontrollit! Dreqi e di çfarë i tha mendja atij që e urdhëroi atë krim shtetëror
Në Kryeministri, mbahet ceremonia e homazheve për “21 Janarin”. Sot bëhen 15 vite nga krimi shtetëror, por familjarët presin ende drejtësi.
Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, janë katër protestuesit e vrarë 15 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës theksoi: “Protesta doli jashtë kontrollit po përtej reagimit të turmës, por për asnjë cast protestuesit nuk kapërcyen gardhin e Kryeministrisë. Askush nga protestuesit nuk bëri përcapje për të shkelur perimetrin e sigurisë për t’u futur në godinë”, tha ai.
Rama në takimin me familjarët e viktimave të 21 janarit, ku shprehu kritika edhe për drejtësinë e re, për të cilën tha se duhej t’i kishte kërkuar GJKKO drejtësinë për 4 vrasjet shtetërorë të 21 janarit.
“Zoti e di me çfarë guri në zemër unë vi për në këtë godinë kur del drita e ditës së 21 janarit. Është një gur që bëhet gjithnjë e më i madh dhe që me tregon përmes një sëkëlldie, se sa më i madh bëhet çdo 21 janar, zhgënjimi juaj të dashur familjarë, hidhërimi juaj, pengu juaj për mosardhjen e drejtësisë. 15 vjet pa drejtësi janë 15 vite të një padrejtësie të madhe, jo thjesht për disa, por mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Për ju familjarët e dëshmorëve të 21 janarit, 15 vitet e këtij boshllëku janë sa një jetë e jetuar në ankth dhe poshtërim. Atyre ndër ju që ishin gjyshër u ka ardhur koha për tu bërë stërgjyshër, atyre që ishin fëmijë u ka ardhur koha për tu bërë prindër, ndërsa atyre 4 pjesëve të shpirtit tuaj që u janë tretur trupat në dhe nuk u ka ardhur koha të prehen të qetë. As përmbysja e sistemit të vjetër të drejtësisë dhe as rënia e kultit të pandëshkueshmërisë, nuk kanë mjaftuar gjer më sot për ta zhdukur hijen e padrejtësisë mbi 21 janarin.
S’ka mjaftuar as vendimi i Strasburgut më shumë se sa dy vite më parë që prokurorët e SPAK t’ia kishin kërkuar gjykatës speciale drejtësinë për 4 vrasjet shtetërorë të 21 janarit, ndërkohë që në emër të drejtësisë, drejtësisë së barabartë për të gjithë, prej plot 6 vitesh në u bëmë atyre veç duvara dhe u paguajmë rroga ku e ku më të larta se sa vetes dhe presidentit, pa llogaritur justifikimin në durim dhe në heshtje nga na jonë të gabimeve të tyre tejet shqetësuese të një institucioni të ri dhe jetik për shtetin e së drejtës. Drejtësia për 21 janarin të vihet në vend.
15 vjet më parë, këtu në këtë godinë ishte barrikaduar një hordhi e armatosur përzierje e trupës së rregullt të gardës së republikës dhe çetës së paramilitantëve famëkeq të kryeministrisë. Godina ishte përforcuar tela me gjemba, shtrirë gjithandej pas atij gardhit të shëmtuar dhe hekurave qe e rrethonin që pas sulmit të armatosur të 14 shtatori ‘98, pse që ishin dhe disa të barrikaduarit enë 12 janar. Njeriu i futur nga populli në kryeministri, kishte lëshuar ushtrimin e një përgjigje me plumb ballit ndaj protestës së opozitës së bashkuar të kohës.
Kujtoj se së bashku me Pandeli Majkon dhe disa shokë të tjerë, po kalonim urën e bulevardit për të ardhur këtu përpara godinës, një autoblind u shfaq në horizont dhe një valë gazi lotsjellës u lëshua mbi kokat e njerëzve pa nisur akoma protesta duke na zmbrapsur nga parku rinia dhe rrëmuja e provokuar nga ajo mësymje qorre, e duke e kthyer protestën në një lëmsh kaotik mes protestuesve.
Duke na detyruar që të ktheheshim në selinë e partisë, protesta doli jashtë kontrolli, por përtej reagimit të turmës ndaj policisë, dhe vatra zjarri të ndezura, nën ndonjë makinë, apo mbi faqet e piramidës, për asnjë cast protestuesit nuk tentuan të kapërcejnë gardhin e godinës së kryeministrisë përvec një veture që hyri në portën anësore të hekurit, hapur çuditshëm nga brenda si një ftesë për kurth askush nga protestuesit nuk bëri asnjë përçapje për të shkelur perimetrin e sigurisë, asnjë material filmik nuk nxorri askund në pah praninë e asnjë armë në radhës e protestuesit, mijëra fishekë ushtarakë u lëshuan mbi protestuesit”, tha Rama.

