Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e 6 deputetëve të PD/ Opozita: Përjashtimin e çojmë në Administrative

6 deputetë të opozitës do ti bashkohen seancave plenare të Kuvendit vetëm në muajin Mars, pasi Byroja la në fuqi përjashtimin 30 ditor si ndëshkim për aktet gjatë seancës kur u betua avokati I popullit. Ligjjvënësit opozitar paralajmëruan se do ti drejtohen Gjykatës Administrative

Shqyrtimi i ankimit të 6 deputetëve të partisë demokratike kundër përjashtimit me 30 ditë nga Kuvendi për aktet në seancën e fundit të dhjetorit, gjatë së cilës u zhvillua ceremonia e betimit të Avokatit të Popullit, Endri Shabani shkaktoi debate në Byrone e Kuvendit.

Pas rrëzimit të kërkesës për mbledhje të hapur, përfaqësuesit e opozitës transmetuan pjesë të diskutimit në rrjetet sociale.

Bellind Këllici një nga të përjashtuarit I kërkoi nga përfaqësuesit e mazhorancës që të arsyetojë vendimin për përjashtimin e tyre, ndërsa shtoi se punonjësit e Gardës së Republikës në seancën e 18 dhjetorit i kishin “tërhequr deputetët e opozitës zvarrë”, sic u shpreh.

Por mazhoranca nuk u sbut për herë të dytë për këtë cështje. Ndryshe nga qëndrimi në Këshillin e Etikës ku shmangu ndëshkimin e Sali Berishës dhe disa opozitarëve të tjerë,

Byroja la në fuqi vendimin e përjashtimit për Elda Hotin, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Albana Vokshin, Klevis Balliun dhe Flamur Nokën.

Brenda dhe jashtë mbledhjes, përfaqësuesit e opozitës akuzuan mazhorancën për shkelje të rregullores dhe kapje të institucioneve, duke paralajmëruar ankimim të vendimit në Gjykatën Administrative.

Sipas llogaritjes së ditëve efektive të punës, masa disiplinore ndaj deputetëve demokratë përfundon në javën e parë të muajit mars.