FORCA E NUMRAVE/ Bici: Mazhoranca paralajmëron ndryshime pa Opozitën, në pikëpyetje integrimi!

Gazetari Bekim Bici në studion e OraNews ka folur lidhur me një paketë me 12 projektligje, të prezantuara nga Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, ministrja Adea Pirdeni dhe ministri Toni Gogu.

Sipas tij, nismat lidhen drejtpërdrejt me sundimin e ligjit, luftën kundër diskriminimit, barazinë dhe mbrojtjen e shtresave të margjinalizuara, si dhe me sistemin e drejtësisë.

Paketa përfshin gjithashtu nismat antikorrupsion dhe transparencën, ndërsa projektligjet në fushën e antikorrupsionit u prezantuan nga ministrja Adea Pirdeni.

“Është vetëm një paketë projekt ligjesh apo nismash ligjore. Pra, janë 12 të tilla të cilat u prezantuan nga treshja, me në krye Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, ministren Adea Pirdeni dhe ministrin Toni Gogu.

Këto lidhen në mënyrë të drejtpërdrejt me Sundimin e Ligjit, me projektligjin kundër diskriminimin, barazinë apo çfarë në realitet është edhe një nga pikat më kryesore që kanë të bëjnë me pjesën e diskriminimit ndaj shtresave të ndryshme të margjinalizuara.

Pra, pjesë e këtyre pakete me 12 nisma ligjore që lidhen drejpërdrejt me sistemin në drejtësi.

Përfshirë këtu nismat e Antikorrupsionit apo me transparencën.

Projektligjet sa i përket Antikorrupsionit u prezantua nga ministrja Adea Pirdeni.”- tha gazetari.