ERRËSIRË/ Alimehmeti: S’mund të themi “Do zoti ka drita në spital”, e papranueshme!
Zhvillohet foltorja e rradhës së PD-së, këtë të martë në Njësinë 4 të Tiranës, ku Ilir Alimehmeti kritikoi ashpër situatën aktuale në spitalet publike dhe mungesën e përgjegjësisë nga autoritetet qeveritare.
Alimehmeti denoncoi mungesën e dritave për disa orë në QSUT, duke theksuar se që nga tetori nuk kishte kontratë për mirëmbajtjen e gjeneratorëve.
“Kjo është një situatë alarmante dhe përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi Ministrinë e Shëndetësisë dhe drejtuesit e QSUT. Nuk mund të pranojmë që në 2026 të themi: ‘Do Zoti ka drita në spital’. Këtu nuk bëhet fjalë për fondet e spitaleve moderne, por për gjëra bazike, si energjia elektrike,” tha ai.
Alimehmeti bëri thirrje të fortë për qytetarët që të dalin në protestë më 24 janar, duke u kërkuar t’i tregojnë qeverisë se “mjaft me korrupsionin dhe dështimet e saj”.
