Blushi: Irena Gjoka duhet të përjashtohet nga gjyqësori, depërtimi i një delinkuenteje në sistemin e drejtësisë tregon ...
Blushi te ligjet: Irena Gjoka duhet të përjashtohet nga gjyqësori. Depërtimi i një delinkuenteje në sistemin e drejtësisë, fakton kapjen e reformës nga Rama. Të thirren në seanca dëgjimore krerët e SPAK, PP, KLGJ e ILD
Z. Kryetar, pa dashur të ndalem te cështja që po diskuton ky Komision, besoj se do të ishte në nderin e këtij Komisioni që si krye cështje e diskutimit, të kishte faktin që një delinkuente, si Irena Gjoka, ka depërtuar në Sistemin Gjyqësor.
Një ngjarje, e cila do të kishte tronditur themelet e Shtetit të së Drejtës, por sigurisht nuk trondit aspak këtë Komision Ligjesh.
Është një ngjarje, e cila nuk mund të kalojë në heshtje.
Zgjodha Komisionin e Ligjeve për vet faktin sepse e gjej përgjegjës për zbatimin e legjislacionit në vendin tonë.
Dhe e përsëris, kjo ngjarje e faktuar tanimë, me një vendim prokurorie, tregon dhe një herë cilësinë e asaj të ashtuquajture Rreformë në Drejtësi, që për ne është një Ramaformë për mënyrën se si ju e keni kapur Sistemin e Drejtësisë dhe Sistemin Gjyqësor në vecanti, për të cilin keni përgatitur edhe një nismë ligjore, një atentat, një grusht i rradhës shtetit ndaj pushtetit gjyqësor.
Ndaj në kushtet kur është faktuar se një gjyqtare, e cila ka shërbyer si një kamikaze politike e juaja, e Edi Ramës…
E keni përdorur këtë gjyqtare si kamikaze politike, për të dënuar liderët e Opozitës dhe kur ndërkohë e pamë dje se cfarë ndodhi në Parlament.

