Ankimi i PD-së në Byro/ Noka dhe Balliu akuza të forta ndaj mazhorancës: Kuvendi nën kontrollin e kr*mit dhe dr*gës. Do të dridheni më 24 janar!
Gjatë mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, ku po shqyrtohet ankimi i deputetëve të Partisë Demokratike për përjashtimin nga seancat parlamentare, deputetët demokratë Flamur Noka dhe Klevis Balliu kanë ashpërsuar akuzat ndaj mazhorancës, duke e cilësuar situatën në Kuvend si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj opozitës dhe demokracisë.
Flamur Noka: Ju kërkoni që në Kuvend të mos ketë opozitë. Kreu juaj, që përkon si pasardhës apo pinjoll i Enver Hoxhës, kërkon të zhbëjë çdo institucion. Por opozita është në mbrojtje të demokracisë dhe është garanci për zhvillimin e vendit.
Ju këtë Kuvend dhe këtë vend e keni kthyer në një territor të xhabafteve, troplinëve, Çelëve, Pojave dhe çdo organizate kriminale. Sot, me këtë përjashtim, pas 13 vitesh opozitë, 2 vite kam qenë i përjashtuar. Pra, për 2 vite më keni shpallur armik. Dhe kjo është nder për mua.
Ta keni të sigurt se ne jemi në këtë betejë dhe do t’ju fshijmë. Data 24 do të jetë një ditë kur ju do të dridheni. Ju nuk jeni përfaqësues të shqiptarëve, por vetëm të krimit të organizuar
Balliu: Keni shkruar se u rrezikua jeta e deputetëve nga një flakadan i ndezur. Ja, po jua them këtu: ju nuk ju rrezikohet jeta nga flakadanët, sepse keni qenë në stadiume dhe e dini që flakadanët ndizen.
Jeta juaj rrezikohet nga ai pluhur që mbush hundët, nga droga. Prandaj e keni kthyer vendin në narkoshtet. E keni ngritur drogën në sistem për llogari të pushtetit.
