Byroja e Kuvendit shqyrton ankimin e PD-së, kërkohet prania e kamerave nga demokratët pas përjashtimit të deputetëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2026, 10:52
Byroja e Kuvendit mblidhet sot për shqyrtimin e ankimit të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan nga salla më 18 dhjetor.
Përmes një kërkese drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon që mbledhja të jetë e hapur.
“Në cilësinë e anëtarit të Byrosë së Kuvendit, në kuadër të transparencës dhe interesit të opinionit publik, si dhe ndjeshmërisë së çështjeve për diskutim, kërkoj që mbledhja e sotme e Byrosë së Kuvendit, në orën 11:00, të zhvillohet me praninë e mediave dhe gazetarëve”-thuhet në kërkesë.
