FOTO/ Taulant Balla ironizon protestën e opozitës: “Këta janë njëlloj sa në sallë edhe në shesh”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar protestën e zhvilluar sot nga opozita, duke publikuar në rrjetet sociale foto nga protesta e mbështetësve të Sali Berisha brenda dhe jashtë Kuvendit.

Pamjet krahasimore të shpërndara nga Balla tregojnë një pjesëmarrje të kufizuar në protestë, si në kaosin e krijuar brenda Kuvendit, ashtu edhe në sheshin përpara tij.

Në postimin e tij në Facebook, Balla ironizoi numrin e protestuesve duke shkruar:

A më duket mua apo këta janë njëlloj, si numër flas, sa në sallë edhe në shesh? Domethënë bashkë me stafin”.
Më herët në parlament, Balla i bëri thirrje opozitës që deri javën e ardhshme të vendosin të marrin pjesë në komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, ose shumica do t’i bëjë ndryshimet pa ata.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taulant Balla (@taulantballaps)