PD-ja ankimon përjashtimin e deputetëve/ Mblidhet Byroja, Këlliçi: Kërkuam praninë e medias, ju i shmangeni transparencës dhe mbroni kr*min

Gjatë mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, ku po shqyrtohet ankimi i deputetëve të Partisë Demokratike të përjashtuar më 18 dhjetor, Belind Kellici po kritikon ashpër mungesën e transparencës.

Ai thekson se kërkesa e opozitës për praninë e mediave nuk po merret parasysh dhe e quan këtë sjellje të papranueshme.

Belind Kelliçi: E keni bunkerizuar Kuvendin e Shqiperisë. Kemi kërkuar praninë e mediave në këtë mbledhje por ju i shmangeni transparencës. Ko është e pa pranushme. Nuk mund të vazhdohet kështu. Niko Peleshi, nuk do duhej t'i shmangej kësaj mbledhje. Ju me gardë keni marrë zvarrë opozitën ndërkohë që jeni kthyer në mburojë të krimit dhe korrupsionit.