Opozita përplasje dhe akuza/ Boci: Data 22 janar nuk është afat fiks, Rama po e zvarrit çështjen
I ftuar në studion e Ora News, Luciano Boci nënkryetar i PD, ka folur për nisjen e sesionit parlamentar dhe zhvillimet e fundit politike.
I pyetur pse opozita nuk pret që drejtësia të marrë një vendim për zëvendëskryeministren përpara se të dalë në protesta, Boci u shpreh se data 22 nuk përbën një afat të prerë për marrjen e një vendimi, sipas specialistëve të çështjeve kushtetuese.
Sipas tij, kjo është një nga skenarët që kryeministri Edi Rama mund të përdorë për të zvarritur procesin, duke lënë një afat tre mujor. Pas këtij afati, sipas Bocit, zhvlerësohet vendimi i Kuvendit në raport me imunitetin e znj. Balluku.
“Opozita ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, por deklaratat e Peleshit nuk përputhen me ato të Kryeministrit”, u shpreh Boci.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
