Dita e Ujit të Bekuar / Kremtuar sipas kalendarit të vjetër në Pustec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2026, 18:42

Banorët e Bashkisë Pustec, në të gjitha fshatrat e zonës, janë bërë pjesë e kremtimit të Ditës së Ujit të Bekuar, sipas kalendarit të vjetër ortodoks, një nga festat më të rëndësishme të traditës fetare.
Ceremonia është zhvilluar në Pustec, ku prifti i zonës, Aleks Themelko, pas mbajtjes së meshës, ka hedhur kryqin në ujërat e Liqenit të Prespës, sipas ritit të lashtë Ortodoks.
Kryqi është kapur nga Danjel Marko, banor i Pustecit, mes duartrokitjeve dhe urimeve të besimtarëve të pranishëm, duke simbolizuar bekimin, shëndetin dhe mbarësinë për vitin e ri.
Festa është shoqëruar me pjesëmarrje të gjerë të komunitetit, duke ruajtur gjallë traditat fetare dhe kulturore të kësaj zone
