E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humbet jetën 16-vjeçarja, paraprakisht dyshohet për ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2026, 10:37
Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në spitalin e Shkodrës.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një 16-vjeçare ka humbur jetën në spital, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiorespirator.
“Dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, një 16-vjeçare, ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet për shkak të arrestit kardiorespirator.
Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës”, sqaron policia.
