EMRAT/ Gjykata lë në burg 8 anëtarët e "Bandës" së Call Center ,pas kapjes në mes të Tiranës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një aksion të gjerë kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës.

Si rezultat i hetimeve, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.

Për dy persona, GJKKO ka vendosur masën e “arrestit me burg” me afat 20-ditor, në funksion të vijimit të hetimeve dhe verifikimit të rolit të tyre në skemën e mashtrimit.

Remir Gjoligaj- arrest me burg

Endri Gjata- arrest me burg

David Qerimi- arrest me burg

Elis Merkaj- arrest me burg

Rentjan Peposhi - arrest me burg me afat 20 ditë

Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë

Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

Klaudio Kaçupi - arrest me burg