EMRAT/ Të dyshuar për një vr*sje në 2018, arrestohen dy vëllezërit në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2026, 14:05
Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohen si të përfshirë në një vrasje me armë zjarri, të ndodhur në vitin 2018 në Dibër.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë Kelmend Krusa dhe Klodian Krusa, të cilët strehoheshin në Gjirokastër, aty ku u bë edhe arrestimi i tyre.
Gjatë kontrollit të banesave të tyre në Gjirokastër, policia sekuestroi:

Armët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur në vrasjen e vitit 2018 apo në ngjarje të tjera kriminale.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

