Erjon Veliaj mbetet në burg, shtyhet sërish seanca

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj vijon t’i shmanget drejtësisë me taktika tashmë të lexueshme.

Seanca e sotme në GJKKO është shtyrë për në datën 2 shkurt. Sipas avokatit Veliaj ka kërkuar të njihet me aktet e dosjes dhe të ketë kontakt me avokaten Valentina Teodoresku.

SEANCA E SOTME

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokates kryesisht të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Valentina Teodoresku, e cila ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me aktet ndaj tij.

Po ashtu, GjKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e Teodoreskut për t’u takuar me Veliajn në burgun e Durrësit, ku ai qëndron në ambientet e paraburgimit që prej shkurtit të vitit të kaluar.

Në seancën e sotme paraprake në GjKKO, ka qenë i pranishëm edhe vetë Veliaj.

Në fakt, dosja Erion Veliajt i është vënë në dispozicion prej rreth 7 muajsh ndërsa kryebashkiaku vazhdon shtyn gjyqin dhe gjen vetëm instrumente për të penguar procesin.

Aktet e gjykatës i kanë marrë avokatët e tij dhe për këtë kanë firmosur dhe këtë fakt Erion Veliaj nuk e zhbën dot.

Të gjitha veprimet i bën për të mos u përballur me drejtësinë, me faktet, me provat që janë gjetur kundër tij.

Tashmë që i ka përballë 60 mijë faqe që përmbajnë fakte dhe prova për 13 akuza të rënda, Veliaj shmanget, duke përdorur skema dhe taktika të ndryshme për të shtyrë seancat gjyqësore.