EMRAT/ Rinis në GJKKO seanca për 8 të arrestuarit e mashtrimeve me call center: Në kërkim organizatorët

Pas një ndërprerje 1 orëshe ku avokatët kërkuan të njihen me aktet, rinis në GJKKO seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për 8 të arrestuarit që mashtronin qytetarët italian dhe të vendeve të BE-së përmes call centerave.

Të arrestuarit janë Remir Gjoligaj,Endri Gjata,David Qerimi,Elis Merkaj,Rentjan Peposhi,Odeas Kuqi.

Ndërkohë mësohen edhe emrat e dy personave të tjerë që u ndaluan në flagrancë dhe do verifikohen kushtet gjithashtu, shtetasit Klaudio Kaçupi dhe Hysen Xhepexhiu.

Në kërkim mbeten organizatorët e aktivitetit kriminal vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj.