Nisma e re për sigurinë dhe mbrojtjen e grave shqyrtohet në Kuvend

Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin e ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, një nismë që synon forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional për të garantuar siguri, mbrojtje të menjëhershme dhe trajtim dinjitoz për viktimat e dhunës.

Sipas projektligjit, qëllimi kryesor është parandalimi, eleminimi dhe mbrojtja nga të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si në veprimtarinë publike ashtu edhe atë private.

Një risi e rëndësishme e nismës është përfshirja e dhunës në mjedisin digjital, duke njohur dhe adresuar format e reja të dhunës që shfaqen përmes rrjeteve sociale dhe platformave online.

Projektigji parashikon sigurimin e mbrojtjes së menjëhershme për viktimat përmes mjeteve ligjore, civile dhe administrative, si dhe zbatimin e masave të tjera të nevojshme për të parandaluar përsëritjen e dhunës.

Në fokus janë gjithashtu politikat e integruara dhe gjithpërfshirëse, të ndërtuara me viktimën në qendër duke synuar jo vetëm reagimin pas rastit të dhunës por edhe parandalimin afatgjatë.

Një vëmendje e vecantë i kushtohet grupeve që preken dhe konsiderohen më të cënueshëm si gratë, fëmijët, të moshuarot, dhe personat me aftësi të kufizuara. Projektligji synon të garantojë mbrojtje të barabartë dhe mekanizma të posacëm për këto kategori, duke forcuar bashkpunimin mes institucioneve përgjegjëse.

Nisma pritet të diskutohet në komisionet parlamentare përkatëse dhe më pas të shqyrtohet në seancë plenare.