Rinovohet parku i liqenit të Paskuqanit/ Rama: Rikthehet me infratrukturën e re, kënde lojrash dhe 5.2 km pedonale

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka treguar lidhur me inspektimet në zonën e liqenit të Paskuqanit.

Rama është shfaqur krah kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli për të inspektuar infrastrukturën e re.
Parku i Liqenit të Paskuqanit i është siguruar brenda hapësirës së saj prej 84 hektarësh, një pedonale e rë prej 5.2km, një amfiteatër dhe kënde lojrash për të gjithë familjet që banojnë pranë dhe vizitorët që e frekuentojnë këtë zonë.

Sipas Kryeministrit Edi Rama, rinovimi i parkut jo vetëm që ka sjellë aktivitete dhe argëtim për komunitetin, por ka ndikuar edhe në rritjen e vlerës së pronave përreth.