EMRAT/ Operacioni i SPAK-ut te "Myslym Shyri", 8 të arrestuar, 3 në kërkim
Pkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), përfundoi operacionin në dy pallate në Tiranë, ku zhvillohej aktivitet i dyshuar i call center‑ave.
Gjatë kontrollit u sekuestruan pajisje elektronike dhe dokumente që lidhen me hetimin.
Autoritetet konfirmuan arrestimin e 8 personave, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, përfshirë të njohurit si bosët e call center‑it: Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj.
Hetimi po zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet italiane, dhe synon të zbulojë strukturën dhe mënyrën e funksionimit të këtij rrjeti kriminal.
BKH dhe SPAK njoftojnë se veprimet për marrjen e masave ligjore ndaj të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim do të vijojnë.

