FOTOT/ Skrepi në Vlorë shkrumbohet nga flakët, dëme të shumta materiale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2026, 17:57
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në lagjen “10 Korriku”. Mësohet se një mjet i rëndë i llojit skrep, i angazhuar në pastrimin e kanalit të Siavit, është përfshirë nga flakët gjatë punës.
Siç raportohet, mjeti ka pësuar mbinxehje dhe më pas ka marrë flakë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërkohë, shkaqet e plota të incidentit mbeten edne të paqarta.
