(PAMJE+EMRAT) Aksidenti në urën e Dajlanit/ Identifikohen shoferi dhe pasagjerja që "fluturuan" nga barrierat e mbikalimit 300 metra NË AJËR!

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth mesnatës, ku një automjet u përplas me barrierat anësore tek Ura e Daljanit duke i “marrë përpara” dhe ka “fluturuar” 300 metra në ajër duke rënë në një dyqan luesh.

Për pasojë ka humbur jetën një 18-vjeçare e cila ishte pasagjere në makinë, ndërsa është plagosur edhe shoferi dhe 2 këmbësorë të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Viktimë mbeti Vikena Greku, pasagjere, ndërsa i plagosuri është shtetasi Arbër Xhaxhaj.

Ky i fundit ka qenë i pirë dhe me shpejtësi shumë të lartë në krahun e lëvizjes Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur edhe dy këmbësorë, 33 dhe 35 vjeç.