"Plumbi i Artë" pa Altin Ndocin, shtyhet seanca në GJKKO! Avokati: Ndocin ka shumë kohë pa e takuar personalisht
Në seancën e dosjes "Plumbi i artë ku nën akuzë është edhe Altin Ndoci, drejtoria e burgjeve ka njoftuar gjykatës se i paraburgosuri nuk është shoqëruar drejt GJKKO.
Si shkak Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar se Altin Ndoci është arratisur dhe është në kërkim nga policia.
“Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Është shpallur në kërkim nga policia”, citoi gjykata shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Fjala e Avokatit të Ndocit: I kërkojmë Gjykatës ti drejtohet policisë së shtetit ta lajmëroj të pandehurin se ai mund të jetë edhe në banesë.
Prokurorët e SPAK i kërkuan gjykatës t’i drejtohet me shkresë për informacion në lidhje me Altin Ndocin, nëse është i shpallur ose jo në kërkim prej saj. Kjo, sipas prokurorëve, për efekt procedurial.
Prokuroria: Në kohën kur kemi marrë info që Altin Ndoci është arratisur ne i kërkojnë policë të na sjell rezultatet e deri më tanishme se çfarë po bëhet me kërkimin e tij
Mund të vazhdohet dhe pa prezencen e tij pasi ai ka marrë dijeni për senacat.
Gjykata e Posacme në lidhje me Altin Ndocin ka vendosur që të përsërisi njoftimin për senacën.
Shkresë do t'i çohet Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të gjitha komisariateve.
Në përfundim të seancës në GJKKO, avokati i të shumëkërkuarit u shpreh se: “Altin Ndocin ka shumë kohë pa e takuar personalisht”.

