Situata në Kaskadën e Drinit e qëndrueshme/ Prodhim ditor 26 mijë MWh
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka publikuar përditësimin e situatës hidrike për datën 15 janar 2026, duke bërë të ditur se gjendja në kaskadën e lumit Drin paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm.
Sipas të dhënave zyrtare, nivelet aktuale të liqeneve janë 292.4 m mbi nivelin e detit në HEC Fierzë, 170.7 m në HEC Koman dhe 73.4 m në HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore në kaskadë regjistrohen në 400 m³/s në Fierzë, 230 m³/s në Koman dhe 30 m³/s në Vau i Dejës.
Aktualisht nuk ka shkarkime nga asnjë prej hidrocentraleve të kaskadës, ndërsa prodhimi ditor i energjisë elektrike arrin në rreth 26 mijë MWh.
KESH bën me dije se vijon monitorimin e kujdesshëm dhe të pandërprerë të situatës hidrike, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore, si dhe stabilitet në sistemin energjetik të vendit
