U asfiksua në banesë nga zjarri/ Fqinjët për 70-vjeçaren: Nuk kishte ndihma...

Fqinjët e 70-vjeçares e cila ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë pasi banesa e saj u përfshi nga flakët ditën e sotme në Korçë kanë folur. 

Për News24, ata kanë treguar se e moshuara jetonte vetëm.

Sipas tyre, Fluturie Potka kishte një vajza dhe një djalë, ndërsa nuk kishte pranuar të jetonte me to edhe pse prej disa muajsh ishte e paralizuar nga këmbët.

“Nuk kishte ndihma. Nuk pranonte të ikte të jetonte me djalin. Kishte disa muaj që ishte e paralizuar nga këmbët”, kanë deklaruar ata.