Përfaqësuesit e ambasadës holandeze në SPAK, pritet takimi i parë me Klodjan Brahon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2026, 10:09
Përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës kanë zhvilluar një takim zyrtar në ambientet e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Sipas pamjeve filmike të siguruara nga "Ora News", delegacioni holandez u pa duke hyrë në selinë e institucionit kyç të drejtësisë.
Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos ka mbërritur gjithashtu në Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet se, Vos do të zhvillojë takimin e parë me kreun e ri të SPAK, Klodjan Brahon, i cili mori detyrën në dhjetor të viti 2025. Reinout Vos është ambasador i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri që nga viti 2021.
