Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi i motit për sot!

Moti për ditën e sotme, parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare.

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme. 

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes do të ketë mjegull.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s. Valëzimi në det do të jetë forcës 1-2 ballë.