Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të mbyllet sërish ditën e sotme për shkak të protestave që zhvillojnë fermerët grekë prej disa javësh.
Sipas njoftimit të policisë kufitare, aksi do të jetë i bllokuar deri në një njoftim të dytë.
Bllokimi do të nisë nga ora 11:30, me kohën shqiptare, ndërsa do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Kakavijë
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

