Rekrutimi në Forcat e Armatosura, afati për regjistrimet deri në 16 janar
Qendra e Rekrutimit e Forcave të Armatosura ka hapur thirrjen e radhës për të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë t’i bashkohen ushtrisë shqiptare. Aplikimet mund të dorëzohen deri më 16 janar 2026.
Stërvitja bazë për kandidatët e përzgjedhur do të zhvillohet nga 9 shkurt deri më 17 prill 2026, duke ofruar një eksperiencë transformuese, mundësi për zhvillim profesional dhe një karrierë të ndërtuar mbi përkushtim dhe nder.
Për më shumë informacion, të interesuarit mund të kontaktojnë Qendrën e Rekrutimit në numrin e telefonit 00355 4 234 8588 ose përmes WhatsApp +355 68 340 4896.
Postimi u bë nga Pirro Vengu në Facebook, duke ftuar të rinjtë të zgjedhin këtë rrugë si një mundësi për të ndjekur një mision dhe për të kontribuar në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
