"Jemi determinant në trafikun e dr*gës"/ Mziu: Jemi të listuar krah Ruandës dhe vendeve e tjera të botës së tretë për inkriminim
Në studion e "Ora e Betit" ka qenë deputeti i PD, Xhelal Mziu i cili ka folur për situatën kritike të inkriminimit të shqiptarëve ndërkombëtarisht.
Ai u shpreh se tashmë Shqipëria njihet për pjesë të trafikut të drogës sidomos në Amerikën Latine.
“Sot Shqipëria është në situatë kritike për shkak të qeverisë dhe absolutisht e keni parë Donald Trump ka një betejë, Një betejë kundër grupeve të trafikut të drogës, ku Shqipëria është pjesë shumë e rëndëishme e këtij trafiku.
Ju e keni parë në Venezuelë, përmenden grupet e trafikut nga Shqipëria.
Edhe në Venezuelë dhe Kolumbi, ne jemi determinant në trafikun e drogës.
Një çështje tjetër shumë e rëndësishme ka qenë korrupsioni. Pra, ritheksojë se vendosja e Shqipërisë, me Ruandën apo me vende të tjera të botës së tretë nuk është rastësi për shkak të sjelljes së kësaj qeverie, e cila është inkriminuar në maksimumin e mundshëm.
Mjafton të shohësh në Durrës. Janë 46 kompani që përfitojnë fonde, që nuk paguajnë asnjë taks, asnjë TVSH. Ndërkohë po të shkosh atje është thjesht një parcelë dhe asgjë s’është bërë.
Është më keq se inceneratorët që të paktën kishin një rrethim improvizues.”- tha Mziu.
