“Moment i paharrueshëm”/ Nderohet me urdhrin 'Zayed' në Abu Dhabi, Rama ndan VIDEON nga Pallati Presidencial
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2026, 08:18
Kryeministri Edi Rama është nderuar në Abu Dhabi me Urdhrin e Zayed, dekorata më e lartë civile e Emirateve të Bashkuara Arabe, nga presidenti Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Rama ndau pamje në rrjetet sociale, nga ceremonia në Pallatin Presidencial, duke e përshkruar si një moment të veçantë dhe të paharrueshëm.
Kryeministri shkroi: “Mirëmëngjes dhe me videokartolinën e një momenti të paharrueshëm në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, ju uroj një ditë të mbarë”.
Dekorata iu akordua Ramës për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
