“Stop korrupsioni”/ Lëvizja Bashkë njofton protestë para Kuvendit

Lëvizja Bashkë, ka njoftuar ditën e sotme mbajtjen e një proteste para Kuvendit, kundër qeverisë së Edi Ramës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i kësaj lëvizje, Arlind Qori, bën me dije se protesta do të mbahet ditën e hënë në orën 17:30 te Kuvendi ndërsa u ka bërë thirrje qytetarë për pjesmarrje masive.

“Lëvizja BASHKË u bën thirrje qytetarëve të bashkohemi në protestë ditën e hënë (19 janar) në orën 17:30 përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar njëzëri:

Heqjen e imunitetit dhe shkarkimin e Belinda Ballukut.

Shkarkimin e Edi Ramës.

Hapjen e rrugës për zgjedhje të parakohshme si mënyra e duhur për daljen nga kriza.

Miratimin e ligjeve të minimumit jetik dhe Statusit të Minatorit”,- thuhet në reagimin e ndarë në fb.