Mesazhet e kryeminstrit për Kinën/ Baçi: Qëndrimet e Ramës nuk janë spontane, VanHorn më afër SPAK-ut
Publicisti Agim Baçi në "Ora e Betit" ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke vënë në dyshim idenë se ato mund të jenë spontane.
Sipas tij, Rama nuk mund të flasë apo të veprojë në mënyrë të pakalkuluar.
“Në deklaratat e kryeministrit do të ishte më e rëndë po të kishte diçka më të rastësishme, spontane.
Kryeministri nuk mund të ketë gjëra spontane, të momentit.
Po ta lidhim këtë me pjesën e fundvitit ku zonja VanHorn nuk ishte e pranishme në takimin që bëri kryeministri Rama me depilomatët, por aty ishte ajo që e tërhoqi ato ‘letrat e llotarisë’. Ishte pikërisht ambasadorja kineze.
Duket sikur gjërat nuk mund t’i marrim më rastësi, kur bëhen dy ose tre lëvizje të tilla.
Duket qartazi që qëndrimi i VanHorn vëtëm afër SPAK-ut dhe jo afër Ramës."- tha publicisti.
