HETIMI I “RITHEMELIMIT” POLITIK/ Berisha sulmon ish-kreun e SPAK: Fali krime zgjedhor

Sali Berisha, e cilësoi si politik hetimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për Kuvendin e Rithemelimit të Partisë Demokratike të vitit 2021 mbajtur në stadiumin “Air Albania” , nga ku nisi lëvizja që coi në largimin e Lulzim Bashës dhe rikthimin e ish-kryeministrit në drejtimin e demokratëve.

Ish kryeministri theksoi se cështja nuk ka asnjë lidhje me hetimin pasuror ndaj tij dhe fëmijëve të tij, si pjesë e dosjes Partizani tashmë dërguar për gjykim.

Berisha u shpreh i qetë për përfundimin, pasi theksoi çdo financim për Kuvendin e Rithemelimit të PD është deklaruar.

Pa shira, zbuloi vetem cilësimet e financuesve

Në këtë pikë, iu rikthye akuzave për Lulzim Bashës

Në konferencë me gazëtarët, kryedemokrati iu rikthye akuzave ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe ish kreut të SPAK, Altin Dumani

“Krimi më i shëmtuar i Spakut, i Altin Dumanit, është qëndrimi ndaj pluralizmit politik.”- tha Berisha.

Përsëriti thirrjen për protestën kombëtare të 24 Janarit.