“Marrëdhënie Shqipëri-Kinë, e pamundur”/ Andoni: Amerika nga ana tjetër s’është e largët sepse ka dy baza këtu

Në studion e "Ora e Betit" ka qenë i ftuar analisti Ben Andoni i cili ka komentuar paraqitjen e kryeministrit para ndërkombëtarëve.
Sipas Andonit, është e pakuptimtë dhe qesharake të pretendohet se Shqipëria është e larguar nga Shtetet e Bashkuara, kur SHBA ka prani ushtarake dhe strategjike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Është e pamundur. Duket qesharake. Amerika nga ana tjetër s’është e largët sepse ka dy baza në Shqipëri. Ka një bazë në Kosovë.

Por ka një problem shumë të madh, që zoti Rama ka humbur lidhjen me realitetin. E para kur artikulohet në mënyrë diplomatike, po dhe aty ka një asimetri shumë të madhe. Sepse zonja, nuk është as ambasadore. Duhet të kesh shumë kujdes edhe në protokoll kur e vendos, për mendimin tim është jo normale të vendosësh një personazh, i cili tashmë është përpara drejtësisë.

Drejtësia suportin më të madh e ka nga SHBA.

Ky është gabimi i madh. Gabim protokolli.

E dyta është që zoti Rama nuk arrin ta kuptojë për fatin tonë të keq. Në mjedise ndërkombëtare,pa çka se propaganda na jep vetëm momente që ata qeshin.

E vërteta është krejt tjetër. Gjithmonë një kryeministër, përfaqëson potencial ekonomik, social, politik të një vendi.”- tha ai.