"Po bëhej propagandë me ndërkombëtarët"/ Avokati Ramaj: Deklaratat për Kinën janë shantazh ndaj SHBA
Avokati Redi Ramaj në "Ora e Betit" ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me investitorët amerikanë dhe raportet ndërkombëtare të Shqipërisë, duke i cilësuar ato si propagandë dhe jo përfaqësuese të interesit të shqiptarëve.
Teksa Ramaj i ka konsideruar këto deklarata si "shantazh" të bërë ndaj SHBA.
“Unë e ndoqa dje me një lloj habie shqetësimi deklaratën e Kryeministrit, të paktën kur fliste për investitorë amerikan para përfaqësueses së ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn.
Sot rastësisht në mëngjes po lexoja një status të Ermal Hasimes që thoshte që: Rama nuk flet në emrin tim.
Ky është realiteti mendoj, pra nuk po fliste për shqiptarët. Rama po fliste për propagandë, që e bën shpesh dhe me ndërkombëtarët, fatkeqësisht.
Gjë që nuk i vlen Shqipërisë si politikë ndërkombëtare, si miqësi, si aleatë.
Ku duhet të mbështetet Shqipëria, se ne jemi një vend i vogël.
Normalisht, në këtë arenën ndërkombëtare, sidomos sot me 1 mln probleme të mëdhaja të cilat kanë dalë jashtë atij stabiliteti ndër vite, i cili ishte më i favorshëm për vende të vogla si Shqipëria.
Tani të dalësh e të flasësh për Kinën, unë e shoh si një lloj shantazhi që i bën ndaj SHBA.”- tha ai.
