NIS EKZEKUTIMI I URDHRIT TË LAMALLARIT/ Të rrezikshmit transferohen në Burgun e Fierit

Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa të dënuarve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë drejt Burgut të Fierit.

Sipas burimeve, Burgu i Durrësit nuk klasifikohet si institucion i sigurisë së lartë, ndaj është vlerësuar e nevojshme që personat me rrezikshmëri të shtuar të mos qëndrojnë më në këtë institucion.

Autoritetet sqarojnë se transferimet përfshijnë vetëm persona me rrezikshmëri të lartë, ndërsa nuk bëhet fjalë për zyrtarë apo persona të arrestuar për korrupsion apo abuzim me detyrën.