Khamenei paralajmëron politikanët amerikanë: Jepini fund mashtrimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2026, 20:30
Lideri suprem i ajatollahëve, Ali Khamenei, thotë se protestat e sotme pro-qeveritare "erdhën si paralajmërim për politikanët amerikanë që t'i japin fund mashtrimit të tyre."
Sipas tij, ka qenë një "ditë historike", ndërsa shton se këto "organizime të mëdha përplot vendosmëri tkurrën planet e armiqve të huaj që duhet të zbatoheshin nga mercenarët vendas."
Ai shtoi se "kombi iranian është i fuqishëm, i vetëdijshëm, i njeh armiqtë e tij dhe është i pranishëm në çdo skenë."
