Rreth 35 000 familje pa energji elektrike pas sulmeve ruse në Odesa

Pas sulmeve ruse me dron, 35,000 familje në rajonin jugor ukrainas të Odesës kanë mbetur pa energji elektrike, njoftoi sot furnizuesi i energjisë DTEK.

“Rivendosja e furnizimit me energji do të kërkojë kohë,” tha DTEK në një deklaratë.

“Në qytetin portual të Odesës, sulmi goditi një strukturë infrastrukturore dhe një ndërtesë banimi”, raportoi kryebashkiaku Serhiy Lysak në “Telegram”.

“Dy persona u plagosën”, tha ai.

Për shkak të sulmeve të rënda ajrore të ditëve të fundit, praktikisht nuk ka energji elektrike në kryeqytetin Kiev, në Dnipro, Odesa dhe qytete të tjera në Ukrainë.

Si rezultat, ngrohja dhe uji janë ndërprerë, gjithashtu.

Në të njëjtën kohë, ka ngrica të mëdha me temperatura deri në minus 18 gradë Celsius.

Situata është jashtëzakonisht e tensionuar për miliona banorë.

Forcat Ajrore Ukrainase thanë se kishin interceptuar 135 nga 156 dronë rusë që sulmuan gjatë natës, një sulm relativisht i vogël krahasuar me javët e fundit.

“Megjithatë, pati dëme të mëdha në 18 qytete” thanë forcat ajrore.