SHBA dhe Groenlanda/ Eksperti Çika: Ky territor ka qenë prioritet i politikës së jashtme amerikane

Në një lidhje direkte në hapësirën "Për Shqiptarët" në "Ora News", eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika, komentoi raportin SHBA-Groenland dhe ngulmimin e ish-presidentit Trump për ta marrë këtë territor.

Çika theksoi se çështja e Groenlandës ka qenë pjesë e axhendës së politikës së jashtme amerikane që nga fillimi i administratës Trump.

Ai shtoi se janë shqyrtuar opsione të ndryshme diplomatike, ekonomike dhe madje edhe ushtarake, duke përfshirë skenarë të mundshëm për marrjen e Groenlandës, sipas udhëzimeve të dhëna nga Shtëpia e Bardhë dhe ushtria amerikane.

Është e vërtetë, kemi zhvillime shumë të forta, do thosha unë, te qëndrimi në SHBA, dhe respektivisht kemi dhe përgjigje analoge të paktën në retorikë.

Nëse do shohim dhe nëse do analizojmë kronologjikisht. Kemi pothuajse një vit rikthimi në Zyrën Ovale dhe çështja e Groenlandës është një nga temat që ka pasur që në fillimin e ardhjes në Shtëpinë e Bardhë.

Ka qenë një nga pikat për të cilat në aspektin e politikës së jashtme amerikane, ai ka mbajtur një qëndrim të caktuar.

Pra, në një farë mënyre marrjen apo bashkimin e Greonlandës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në format e ndryshme, pra opsionet që janë paraqitur janë të ndryshme sigurisht prioritet asaj që format diplomatike, por nga ana tjetër duke mos shmangur as ato ekonomike.

Në aspektin e mundësisë së blerjes së Groenlandës ose të opsioneve ushtarake duke parë ose duke analizuar ato që janë raportime e ditëve të fundit.

Duke i dhënë ushtrisë ose krerëve të ushtrisë të SHBA, urdhërin për planifikimin e mundësisë apo skenarëve të marrjes ushtarake të Groenlandës.”- tha ai.