VIDEO/ 10 ton kok*inë kapet në det të hapur/ Autoritetet spanjolle ndalojnë anijen dhe arrestojnë 13 persona

Policia spanjolle realizoi sekuestrimin më të madh të kokainës ndonjëherë në det të hapur, duke kapur një anije që transportonte pothuajse 10 ton drogë, e fshehur në një ngarkesë kripë gjatë rrugës nga Brazili për në Evropë.

Operacioni çoi në arrestimin e 13 personave në bord, ndërsa anija, pa karburant, u tërhoq në portin e Santa Cruz de Tenerife, në Ishujt Kanarie.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 294 pako droge dhe një pistoletë, ndërsa pamjet filmike tregojnë oficerët duke gërmuar me duar dhe lopata kripën për të nxjerrë drogën.

Operacioni ndërkombëtar përfshiu Administratën Amerikane Kundër Drogës, Policinë Federale të Brazilit, Agjencinë Kombëtare të Krimit të Britanisë, si dhe autoritetet franceze dhe portugeze.