Irani hap kanale komunikimi me një të dërguar amerikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2026, 19:43
Ministria e Jashtme iraniane thotë se kanalet e komunikimit me një të dërguar amerikan janë “të hapura”.
Edhe vetë presidenti amerikan Donald Trump tha gjatë natës se ‘’Irani kishte kërkuar negociata dhe se një takim ishte në përgatitje’’.
“Ky kanal komunikimi midis ministrit tonë të Jashtëm (Abbas Araghchi) dhe të dërguarit të posaçëm të Presidentit të SHBA-së është i hapur”, tha zëdhënësi i ministrisë Esmaeil Baghaei në komentet e transmetuara në televizionin shtetëror.
I dërguari i posaçëm i Trump është Steve Witkoff, raporton Iran International.
“Ne gjithmonë i jemi përmbajtur parimit të diplomacisë dhe negociatave, padyshim negociatave dypalëshe”, theksoi zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Esmaeil Baghaei.

